AKTUALITET, 1 Mars 2019, 23:37

Interi i pafuqishëm pa Ikardin, Kaljari “asist” Milanit

Interi i pafuqishëm pa Ikardin, Kaljari “asist” Milanit

Transferta në ishullin e Sardenjës ka rezultuar tepër e vështirë për Interin. Skuadra e Luçiano Spaletit është mundur mee rezultatin 2-1 nga vendasit e Kaljarit.

Çepiteli zhbllokoi takimin në minutën e 31-të, por Interi u përgjigj shtatë minuta më vonë me Luataro Martinez. Vendasit gjetën sërish rrjetën me anë të Pavoletit në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë foli vetëm për Interin, por zotërimi i topi për minuta të tëra nuk u konkretizua me gol, ndoshta me Mauro Ikardin në fushë situata do të ishte ndryshe. Në mungesë të rrezikshmërinë në sulm Spaleti u detyrua të fuste Raniokian për ta bërë ekipin më të rrezikshëm në lojën në ajër, por kjo strategji nuk dha fryte. Vendasit patën mundësinë për mbyllur ndeshjen në minutën e 92-të, por Barrela u tregua i pasaktë në ekzekutimin e 11-metërshit.

Me këtë humbje Interi qëndron në kuotën e 47 pikëve dhe tani “fqinjët” e Milanit kanë një shans të artë për t’i parakaluar në renditje, gjithmonë nëse “djalli” fiton këtë fundjavë kundër Sasuolos.