TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LRI-së në njësinë numër dy në Tiranë, ju ka thënë të pranishmëve që të shtrojnë terrenin për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që do të mbahen në fund të majit.
Ajo deklaroi se LSI është një forcë politike e besueshme tek qytetarët, dhe për këtë anëtarët e kësaj force duhet të shfrytëzojnë terrenin që sipas saj, tashmë është i tyre duke ripërsëritur se nuk kanë pse habiten që do të ketë zgjedhje parlamentare në fund të majit.
“Mos u demoralizoni nga reagimet dhe deklaratat e ndërkombëtarëve, por mos hezitoni, ne jemi një forcë e besuar tek qytetarët, terreni është i juaji, hapësirat janë të tuajat, mos ndaloni, mos u ndikoni nga çdo lloj intimidimi që mund t’ju bëhet. Shkoni në terren, flisni me njerëzit dhe shtroni terrenin për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në fund të majit. Mos u habisni, në fund të majit do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Kryemadhi ndër të tjera.