AKTUALITET, 1 Mars 2019, 21:54

Çifti shqiptar aksidentohet duke shkuar në maternitet, flet nëna e re: Një tmerr…

Çifti shqiptar aksidentohet duke shkuar në maternitet, flet

Ka qenë me fat çifti shqiptar që u përfshi në një aksident rrugor në Itali, teksa po shkonin me urgjence drejt maternitetit, pasi gruas i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Pas një nate tmerri dhe kur tregojnë se panë vërtetë vdekjen me sy, ata tashmë shtrëngojnë në krah vajzën e sapolindur, Bra, mbështjellë me batanije pambuku ngjyrë rozë, shkruajne mediat italiane.

Vajza e vogël erdhi në jetë një natë më parë, pak pasi prindërit u përplasën në një aksident të frikshëm.

Dorisa Hyka dhe Aldo Troklini po udhëtonin për në maternitet, por në një moment makina e tyre një Opel Meriva u përplas me një Dacia.

“Unë pashë tmerr, ishte lemeri” tregon nëna e re, vetëm 22 vjecare, që tashmë mban në krahë të bijën.

Sipas saj, mendimi i parë pas përplasjes ishte e bija. “Ishim për darkë tek një i afërm në San Massimo, kur fillova të ndjeja kontraktimet dhe hipëm në makinë për të ardhur në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të lumtur”, tregon ajo.