AKTUALITET, 1 Mars 2019, 23:19

Pajisja me armë, SHBA shtrëngon masat, FBI verifikon dosjet

Pajisja me armë, SHBA shtrëngon masat, FBI verifikon dosjet

Kongresi Amerikan ka miratuar një marrëveshje të re, e cila parashikon shtrëngime të forta sa i përket përdorimit apo të blerjes së një arme zjarri.

Ligji zgjat periudhën e kontrollit, më parë ishte tre ditë, ndërsa tani ka shkuar në 10. Një person që blen armë në SHBA, është për 10 ditë më pas në kontroll policor.

Byroja Federale e Hetimit, FBI, ka tagrin të kontrollojë nëse një person që do të pajiset me armë ka dosje penale të mëparshme apo vuan nga çrregullime mendore. Ligji pritet t’i kalojë senatit për të marrë formën definitive

Këto masa erdhën pasi, jo pak herë në Shtetet e Bashkuara ka pasur ngjarje kriminale, shpeshherë edhe me pasoja të rënda.