AKTUALITET, 1 Mars 2019, 21:01

Përplasja për bustin e Skënderbeut në Lezhë, ish-deputetja: Ja pse Rama nuk lejon vendosjen e tij

Përplasja për bustin e Skënderbeut në Lezhë,

Pas shembjes nga IKMT të bazamentit ku do të vendosej busti i Skënderbeut në Lezhë, reagimet kanë qenë të shumta nga ana e zyrtarëve të bashkisë së këtij qyteti, të deputetëve por jo vetëm.

Së fundmi,, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se, “narkokryeministri Edi Rama nuk lejon që shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut  të inagurohet nesër më, 2 mars, në sheshin para Bashkisë Lezhë”.

Sipas saj, Rama, në vend që të promovojë bashkëpunim për vlerat dhe simbolet që na bashkojnë, kryen një akt banal dhe vulgar për të prishur bazamentin ku do të vendosej shtatorja e heroit kombëtar.

Metaliaj paralajmëron kryeministrin se të jetë i bindur se këto janë ditët e tij të fundit në drejtimin e qeverisë.

Reagimi i plotë i Lindita Metaliaj:

Narkokryeministri Edi Rama nuk lejon që shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut  të inagurohet nesër me 2 mars ne sheshin para Bashkise Lezhe.

Se perse duhet ta bente kete, askush nuk di ta shpjegojë???

Edi Rama ne vend qe te promovoje bashkepunim per vlerat dhe simbolet qe na bashkojne si komb, kryen një akt banal dhe vulgar, dergon fadroma dhe matrapik per te prishur bazamentin ku do te vendosej shtatorja e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Çdo dite ky kryeminister na jep nje arsye me shume ,pse duhet larguar.

Data 2 mars 1444 eshte bashkimi me i madh shqiptar,apo i quajtur ndryshe Beselidhja Shqiptare e Lezhes(Kuvendi i Lezhes).

Pas plot 575 vitesh (2 mars 2019 )Rama ka frike nga kjo date e shenuar .

Te jesh i bindur Edvin Rama,keto jane ditet e fundit te çmendurise tende!

Do jete bashkimi me i madh i shqiptareve me 5 mars  para parlamentit dhe 16 mars para kryeministrise qe do te  shenojne fundin tend dhe te bandes qeverisese qe drejtoni.

Jeni kryeministri anti kombetar dhe anti shqiptar qe do te mbeteni ne historine e kombit shqiptar .

Anti vlera,anti kulture ,anti trashegimi historike!

Fundi po te afrohet!

Do te jete fundi i nje diktatori !