TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një infermiere e repartit të Ortopedisë në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitive me Covid 19, bëjnë me dije burimet për Faxweb.al.
Para një jave ajo e ka pasur vjehrrin të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, të prekur nga koronavirusi, nga ku dyshohet se dhe ka marrë infektimin.
Kjo situatë ka vënë në alarm të gjithë repartin e Ortopedisë te Trauma, që për fatin e mirë, kanë rezultuar negativ pas bërjes së tamponëve.
Vetë infermierja është në gjendje të mirën shëndetësore, dhe për momentin është duke qëndruar në banesën e saj dhe jo në spital, pasi ka shfaqur simptoma të buta të sëmundjes.
Deri dje në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covuid 19, 48 mjekë dhe infermierë, një pjesë e të cilëve tashmë për fat të mirë janë shëruar.