TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Të tjerë punonjës janë tashmë në pritje të tamponit.
Po ashtu, në këtë qytet, numri i mësuesve të prekur nga Covid-19 është rritur me shifra alarmante. Sipas burimeve nga spitali i Peqinit, rreth 1/3 e mësuesve janë të infektuar. Qyteti ka rreth 300 mësues në rang rrethi.
Me Covid-19 është diagnostikuar edhe një mjek në Peqin, i cili është transportuar drejt Infektivit.
Po ashtu, në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19 është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-keyebashkiaku Skënder Hasa.