AKTUALITET, 18 Prill 2018, 09:32

Imami: Qytetarët nuk kanë besim tek opozita në vend

Imami: Qytetarët nuk kanë besim tek opozita në vend

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami, të martën në darkë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Imami u shpreh se marrëveshja Rama-Basha dëmtoi PD-në dhe mbi të gjitha, më e keqja, ka humbur besimin e njerëzve tek opozita në vend.

Ai tha se Lulzim Basha po e drejton shumë keq Partinë Demokratike, duke e akuzuar Bashën për vrasjen e shpresës tek shqiptarët, pasi sipas tij ata nuk ikin nga Shqipëria nga keqqeverisja, por nga mungesa e shpresës.

Këto vite kanë qenë vite të një opozite të vështirë në raport me vitet e tjera. PD ka pasur vështirësi për ta transportuar mesazhin e saj themelor. Gjithashtu dhe inkoseguenca e kryetarit të partisë, në mënyrë të vazhdueshme, është një problem. Inkonseguenca e PD-së përballë qeverisë, mesa duket nuk krijon besimin e duhur tek njerëzit, çka domethënë që Basha nuk po e bën mirë detyrën e kryetarit”,- u shpreh më tej Imami.

https://www.youtube.com/watch?v=dNZN1_i0esw