TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayerni i Mynihut është finalisti i parë e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët fituan 6-2 ndaj Bayer Leverkusen në transfertë, duke prerë biletën e tyre për në Berlin ku do të kërkojnë trofeun e dytë sezonal, pas triumfit në Bundesligë.
Ndeshja në shtëpinë e ‘Aspirinave’ zgjati vetëm 9 minuta, pasi Bayerni e pa veten menjëherë në epërsi të dy golave, pas finalizimeve të Javi Martinezit dhe Lewandowskit.
Bendner rihapi takimin në minutën e 16-të pas një rrëmuje totale në zonën e bavarezëve.
Gjithsesi Bayern nuk e vuri asnjëherë në diskutim kualifikimin pasi në të 52-tën ishte Muller që përfitoi nga një pasim i Alcantarës për të realizuar të tretin, ndërsa pak çaste më pas, spanjolli mendoi të shënonte dhe vetë, duke mposhtur për herë të 4-t vendasit.
Gjithsesi spektakli nuk mbaroi këtu, pasi Thomas Muller shënoi edhe një dopjetë, duke e çuar në 3 numrin e golave të tij në këtë mbrëmje, ndërsa Bailey shënoi golin e dytë për Leverkusenin.