AKTUALITET, 17 Prill 2018, 23:44

A jeni kurioz?! Shikoni si dukej Valbona Selimllari kur ishte gjimnaziste

Që nga viti 1991 kur u shpall Miss Albania, kanë kaluar plot 25 vjet. Edhe pse gjatë këtyre viteve i ka ndodhur ta shohë dhe ta kujtojë vazhdimisht atë kohë, në të vërtetë nuk ka aspak dëshirë t’i rikthehet për të parë veten: “Nuk dua ta shoh veten. Nuk më pëlqen.

Madje them si më kanë zgjedhur mua…” – tregon Valbona për “Rudina”, pasi në ekran shfaqet një insert nga Miss Albania 1991.

Atëherë ishte vetëm 19 vjeç dhe të gjithë e dinë se Before & After 25-vjetësh për të nuk përbën asnjë çudi. Ose, nëse do të kishte vërtet ? Çudi – që sot është shumë më e bukur se atëherë.

Natyrisht, Miss-i ia ndryshoi të gjithë rrjedhën e jetës, edhe pse dëshira për ekranin kishte filluar që para atij kompeticioni: “Nëse nuk do të merresha me televizion, me siguri do të isha sërish pjesë e artit, teatër, pikturë.

Unë e kam nisur me violinën, e kam përfunduar me sportet. Nëse nuk do kishte qenë Miss-i, aktrimi më pëlqente, piktura. Drejt artit do isha besoj, ndoshta jo në televizion, por teatri, arkitektura….”