AKTUALITET, 17 Prill 2018, 22:24

Dy avionë luftarakë turq i 'sulen' helikopterit me kryeministrin grek Tsipras

Dy avionë luftarakë turq i 'sulen' helikopterit me

Helikopteri me të cilin po udhëtonte kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, raportohet se është provokuar nga dy avionë luftarakë turq.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme teksa helikopteri tip “Chinook” po transportone Tsipras dhe shefin e Forcave të Armatosura të Greqisë, Admirali Apostolakis, nga ishulli Ro në Rodos, raporton Newsbomb.al.

Dy avionët e ushtrisë turke janë tërhequr vetëm në momentin kur në qiell janë ngritur avionë të forcave ajrore greke.