AKTUALITET, 17 Prill 2018, 22:42

Rakipllari: Llalla dhe Doshi të vetmit në botë të shpallur non grata nga SHBA-të për korrupsion

Rakipllari: Llalla dhe Doshi të vetmit në botë të shpallur

Personat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë shpallur non grata, janë të shumtë dhe ka një spektër shumë të gjerë duke filluar që nga Britania e deri në Afrikën e Jugut, por të vetmit që janë ndaluar për korrupsion janë dy shqiptarë.

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe tjetri deputeti Tom Doshi janë të vetmit në botë që janë shpallur non grata nga SHBA-të për korrupsion.