TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin “Opinion” të Fevziut në TV “Klan”, ku tema e diskutimit janë vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish Kryeprokurorin dhe deputetin Tom Doshi, gazetari investigativ Artan Hoxha foli mbi një arrestim të mundshëm të Adriatik Llallës.
Gazetari u shpreh se në dijeninë e tij, Adriatik Llalla ndodhej jashtë vendit, dhe largohet shpesh sepse është i sëmurë.
Kjo e fundit, sipas tij ka nevojë për kurim të vazhdueshëm. Eshtë një sëmundje që ndoshta edhe për shkak të përjetimeve të fundit, nga sulmet publike për shkak të skandaleve dhe hetimeve zyrtare ku është përfshirë, edhe mund ti jetë rënduar.
Gazetari Artan Hoxha gjithashtu shtoi se Llalla ishte personi që veç të tjerash pengoi më së shumti reformën në drejtësi dhe kjo është një nga arsyet kryesore të “konflikteve” të tij me Amerikën.