AKTUALITET, 8 Mars 2018, 22:02

'Ja lidhjet e Ramës me rusët, takimet e tij me kompaninë që ndodhet në listën e zezë të SHBA'

'Ja lidhjet e Ramës me rusët, takimet e tij me kompaninë

Kreu demokrat Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama për lidhjet me rusët.

Basha tha se në tetor të 2016, Rama ka takuar në zyrë dhe më pas jashtë saj, përfaqësues të firmës Gunvor që kishin interes të merrnin Albpetrolin.

“Kjo firmë është e Genardi Timçenko, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane për shkelje të sanksioneve në Ukrainë janë takuar me Ramën.

Doni lidhje të Ramës me rusët ju, shikoni lidhjet e kompanisë turke që ka marrë konçesionin për aeroportin e Vlorës.

Shikoni tezat e Edi Ramës për ndryshime kufijsh, që janë tërësisht teza ruse”, tha Basha.