AKTUALITET, 7 Janar 2019, 14:17

Igli Tare po e mbush Lazion me shqiptarë

Igli Tare po e mbush Lazion me shqiptarë

Elseid Hysaj mund të bëhet futbollisti i katërt shqiptar i Lazios, ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, po vazhdon me përpjekje për të mbledhur në Lazio futbollistë shqiptarë.

Ish futbollisti i famshëm i Kombëtares Shqiptare deri më tani në Lazio i ka bërë bashkë Thmoas Strakoshën, Valon Berishën dhe Riza Durmishin. Kurse, në “Olimpico” po planifikon ta sjell edhe Elseid Hysajn.

Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi i krahut të djathtë po shkon drejt largimit nga Napoli ku nuk ka siguri se do të gjejë hapësirë të kënaqshme për të luajtur te Carlo Ancelotti.

Andaj, Tare po përpiqet ta shfrytëzojë rastin për Hysajn, i cili qe një kohë të gjatë kërkohet me të madhe edhe nga disa klube të njohura angleze. Për Hysajn Lazio është e gatshme t’i sakrifikojë rreth 25 milionë euro.