AKTUALITET, 7 Janar 2019, 12:35

“Rroftë rinia e lirë” – studentët shpalosin pankartën gjigante tek Universiteti Politeknik/ FOTO

Këto momente në Universitetin Politeknik të Tiranës u shpalos një banderolë e madhe sa fasada e godinës qëndrore.

Shkrimet në të, anti-establishment dhe anti-politikë, janë të shkruara me të zezë, kuq e blu.

“Sot vendosim ne.” dhe “Rroftë rinia e lirë” – shkruhet me të madhe në pankartë.

Me të kuqe janë shënuar emrat e politikanëve kryesorë të vendin dhe rektorëve e dekanëve të Universiteteve.