TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vijimin e protestës së studentëve gjatë ditës së sotme, protestë kjo që rikthehet pas festave të fundvitit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama shprehet se mbyllja e dyerve të disa fakulteteve është fytyra e atyre që sipas tij janë pengmarrësit e protestës shembullore.
“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentë”, – shkruan Rama.
Kujtojmë se studentët sot kanë kyçur në formë simbolike dyert e fakulteteve, si dhe kanë gozhduar dyert e rektoratit.