TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët vijojnë protestën tyre para Kryeministrisë, pas ndërprerjes së përkohshëm për shkak të festave të fundvitit dhe kthimit të tyre në shtëpi.
Ata kanë marshuar nga fakultetet e tyre dhe janë bashkuar para Kryeministrisë kur kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave; uljen e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo anulimin e ligjit të arsimit.
Si dje ashtu edhe sot, ata paralajmëruar për surpriza për kryeministrin Edi Rama, ndërsa është zbuluar njëra prej tyre.
Ata kanë ideuar paketa, mbi të cilat shkruhet: “Dialogu me KM dëmton rëndë veten & njerëzit rreth teje”.
Në paketë ka disa detaje që e bëjnë këtë formë proteste akoma më të veçantë.
Studentët kanë shpjeguar për Faxweb.al simbolikën e përdorur, ku thonë:
“Logoja e Kabinetit të Qeverisë është përdorur si prodhues i paktës.
Logoja PAL “Paketa e Arsimit të Lartë” është emërtimi i paktës së Kryeministrit, prandaj kemi përdorur paketën si objekt për të përçuar mesazhin.
Piktura e kompozuar në të djathë të paketës është pikturë e Ramës.
Pjesa anësore në të majtë të paktës është kompozuar barkodi PAL + 8 numrat = 8 Kërkesat tona.
Ndërsa tek përmbajtja në pjesën anësore të djathtë janë:
NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8%
Katran + Rama= 50 % KatRAMA.
Ministri + Oksid Karboni = Minioksid Karboni 9% Për 9 ministrat e hequr.
Nivele toksike = 35.2%”.
