TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zgjedhja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për t’i besuar Ministrinë e Jashtme, Genti Cakajt, nuk ka mbetur pa u komentuar në median greke.
“Protothema” i ka kushtuar një artikull sot të zgjedhur ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me titull “Vetëm 30 vjeç dhe kosovar, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë”.
“Gent Caka premton të sjellë “rinovim” tek qeveria Rama”- shkruan media greke, teksa kujton ‘zhurmën’ dhe debatin që u bë në vendin tonë pas kësaj zgjedhjeje.
“Kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë Ditmir Bushatin me një kosovar 30-vjeçar. Siç tha vetë kryeministri shqiptar gjatë prezantimit, Gent Cakaj do të jetë figura që do sjellë rinovimin në qeveri.
Këshilltari i deritanishëm i Ramës në postin e ri ka ngjallur mjaft debate, pasi janë të shumta zërat që vënë në dyshim aftësitë e tij për këtë post”- shkruan gazeta greke.
Artikulli vijon me tej me deklaratën e bërë nga vetë Rama, në takimin e fundvitit me median, kur deklaroi për ministri e ri të zgjedhur se “ai ka lexuar shumë më tepër libra sesa fjalë thoni ju kundër tij”.
“Cakaj ka studiuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari, ka dy diploma Bachelor dhe tre diploma master në Filozofi, Shkenca Politike dhe Juridik.
Para këtij posti ishte ministër plotësues kompetent për BE-në, një arsye që prej shumicës posti i kryediplomatit konsiderohet “mesazh” i Shqipërisë për kthesën evropiane të vendit”,- shkruan Protothema.