AKTUALITET, 7 Janar 2019, 12:46

"Mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek' ju gjeti dreka, milioner' ju gjeti darka!"

"Mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek' ju gjeti dreka,

Në protestën para Kryeministrisë nuk kanë munguar dhe poezitë e studentëve për të shprehur revoltën e tyre ndaj klasës politike.

Njëri prej tyre zgjodhi vargje nga një nga kryeveprat e poetit nga Vlora Ali Asllanit, poezia "Hakërrim".

Studenti: Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,

Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek' ju gjeti dreka, milioner' ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!