AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 11:12

Koronavirusi, Vokshi pyet qeverinë: Përse nuk tregoni sa të infektuar ka nëpër shkolla?

Koronavirusi, Vokshi pyet qeverinë: Përse nuk tregoni sa të


Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministren e Arsimit Kushi se po lejojnë shkollat të kthehen në vatra infeksioni për shkak të mosmarrjes së masave.

Vokshi shkruan në rrjetet sociale se qeveria mashtroi për linjat e veçanta apo prioritare për shkollat. Madje edhe kur pothuajse i tërë stafi i shkollave është i prekur me koronavirus, ato nuk mbyllen pasi kjo rrëzon propagandën e Ramës.

Vokshi akuzon qeverinë se nuk po bën publike të dhënat reale për të infektuarit nëpër shkolla.

Ajo i drejton ministrisë disa pyetje në lidhje më këtë situatë:

1. Sa është numri i mësuesve të infektuar nga COVID19 që në nisje të vitit shkollor?

2. Sa mësues kanë humbur betejën më COVID19?

3. Sa është numri total i nxënësve të infektuar me COVID19?

4. Sa është numri total i testeve të bëra për mësuesit?

5. Sa është numri total i testeve të bëra për nxënësit?

6. Sa është numri i testeve të bëra për familjarët apo kontaktet e mësuesve/nxënësve?

7. Pse nuk ka një raportim ditor për arsimin?