LIFESTYLE, 28 Maj 2018, 13:21

I’a kishit parë këto dy tattoo, këngëtares së njohur shqiptare? Ajo zbulon për herë të parë kuptimin e tyre

Gjatë kohës që jetonte në Shqipëri, ishte më aktive në muzikë.

Ndërsa pas vendosjes në Amerikë, u distancua goxha nga tregu muzikor.

Megjithatë këngëtarja me postimet e fundit na zbuloi se po përgatitet të rikthehet duke na treguar se ndodhet shpesh në studio. Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar Anxhelina Hadërgjonaj, na zbuloi një detaj mjaft interesant.

Në pjesën e pasme të kyçit të këmbëve, ajo ka tattoo dy diamantë. Na tregon se secili prej tyre personifikon mami Albërien dhe motrën Agnesa.