TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anais Lika është aktorja tashmë e njohur e humorit dhe e teatrit shqiptar, që me sensin e saj të humorit është kthyer në një personazh mjaft të dashur.
Në orët e para të ditës së sotme Ana ka filluar të festojë 25-vjetorin e ditëlindjes me një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj më të ngushtë, ndër të cilat ishin edhe vajza të tjera të ekranit si Kejvina Kthella ,Einxhel Shkira dhe tezja e saj këngëtarja Ingrit Gjoni.
Të ftuarat ishin veshur të gjitha me të bardha , ndërsa Ana kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi.
Ajo çfarë na ra në sy tjetër ishte dekorimi i ambientit i gjithi me rozë, nga lulet, tollumbacet dhe torta e ditëlindjes.
