LIFESTYLE, 27 Maj 2018, 12:30

Alban Ramosaj tregon arsyen e ndarjes nga e dashura!

Alban Ramosaj tregon arsyen e ndarjes nga e dashura!

Alban Ramosaj ka qenë i ftuari i Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës këtë të shtunë në “Thumb”.

Këngëtari ka treguar më shumë nga projektet e tij të pulikuara së fundmi, ato që lançohen së shpejti por edhe për jetën e tij private. Fatma e ka pyetur Albanin nëse ai ka tradhëtuar ndonjëherë kur ka qenë në një lidhje. Përgjigja e Albanit ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë. “Më kanë tradhëtur por unë jo, nuk kam tradhëtuar. ” Padiskutim që momenti kur zbulon tradhëtinë është i tmerrshëm dhe të shkakton vuajtje edhe pse Albani me humor është shprehur se pas kësaj ka festuar.