LIFESTYLE, 28 Maj 2018, 12:30

2 këngë me Luana Vjollcën, por Bujar Qamili ka një hall të madh dhe s’ka faj!

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili ka rrëfyer planet e tij për të sjellë këtë verë 2 këngë të ripërpunuara me moderatoren Luana Vjollca.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, këngëtari tregoi hallin e tij më të madh: Çfarë do të veshë përballë një vajze aq seksi, që me siguri do të jetë shumë provokuese.

“Po përgatis një remix me 2 këngë me Luana Vjollcën. Po kam hallin si do vishem kur të realizojmë videoklipin. Unë e di si do vishet ajo, por kam hallin si do vishem unë, ishalla s’po më kërkon me u vesh me pantallona të shkurtra.

Këngëtari tha se ky bashkëpunim ishte një dëshirë e vetë Luanës, ndërsa shtoi se ky do të jetë një ndër hitet e verës:

“Ideja dhe mendimi që më ka shfaq ajo është shumë interesant. Besoj do jetë një nga hitet e verës. Sot kisha me u taku me Luanën por ma keni marrë ditën ju. Kjo është thjesht për ti realizuar një dëshirë Luanës”.