LIFESTYLE, 28 Maj 2018, 11:00

Eneda Tarifa në zi! Humb njeriun e saj të dashur: “Shihemi në parajsë”

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe familja e saj janë në zi pasi kanë humbur një ndër personat e tyre më të dashur. Gjyshja e Enedës ka ndërruar jetë 40 ditë më parë dhe këngëtarja ka bërë një dedikim special për të ku shpreh dhimbjen e saj të madhe.

"40 ditë pa ty…T’u prehtë shpirti në paqe. Shihemi në parajsë e dashur gjyshe”, ka shkruar Eneda në postimin e saj në Instastory.

Me këtë postim Eneda sapo na tregoi dhimbjen e saj të madhe dhe raportin e veçantë që ka pasur me gjyshen e saj të ndjerë.