LIFESTYLE, 28 Maj 2018, 09:57

Nuk i ndahet nga mendja, Noizy i shkruan privatisht Rihanna-s

Ai është mashkulli më i pëlqyer i showbiz-it shqiptar dhe të gjitha femrat vdesin pas tij, por Noizy i ka sytë tjetërkund.

Reperi e ka treguar prej kohësh se e ka shumë fiksim këngëtaren Rihanna, madje aq fiksim saqë e ka quajtur dhe “nuse” në një koment.

Ai i publikon shpesh fotot e saj në Instagram me komente nga më të veçantat mes mijëra komenteve nga fansat e tjerë të këngëtares seksi nga Barbados.

Por këtë herë, reperi shqiptar i ka dëruar një mesazh privat këngëtares. Rihanna kishte postuar një imazh në Instastory, në të cilin dukej atraktive si çdo herë.

Ndërsa Noizy pasi i dërgoi foton e saj me mesazh në Instagram, i bëri dhe një paralajmërim: “Rri mir t’thash”.