LIFESTYLE, 28 Maj 2018, 10:01

Surprizohet Xhensila Pere: Merr dedikimin më të çuditshëm nga djali misterioz

Surprizohet Xhensila Pere: Merr dedikimin më të çuditshëm

Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere tërheq vazhdimisht vëmendjen me fotot e saj provokuese në rrjetet sociale.

Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë duke u përfolur për jetën e saj private. Në jo pak raste për të është aluduar se është në lidhje me disa personazhe të njohur të vendit tonë, por që gjithmonë ajo i ka mohuar.

Pavarësisht se mban një komunikim të vazhdueshëm me fansat e saj, Xhensila tregohet shumë e rezervuar përsa i përket personit që ka në krahë. Mirëpo me sa duket këtë fundjavë ish-banorja e “Big Brother” ka qenë në shtëpinë e saj në Pogradec dhe ka gjetur një surprizë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory Xhensila na ka treguar se ka një adhurues të fshehtë, i cili i ka lënë edhe një dedikim në murin e shtëpisë së saj.

“Te lutem! Bëhu e imja. G.B” , shkruhej mbi mur.

E surprizuar nga ky dedikim, por njëherësh edhe kurioze për të ditur se cili është personi që e ka shkruar, Xhensila ka pyetur fansat e saj rreth identitetit të tij.

“Ç’është ky G more?”, shkruan Xhensila në postimin e saj në Instastory.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/33609355_964117893761438_8463210392596188018_n.mp4"][/video]