LIFESTYLE, 27 Maj 2018, 13:26

Mos e besoni po deshët! E tha vetë Mario në Tiranë: Ylli botëror është shqiptar, mikeshë e familjes Kardashian

Grimieri më i famshëm shqiptar, Mario Dedivanoviç ndodhet në Tiranë dhe dje mbajti MasterClass-in që shumë mezi e kanë pritur. Edhe vetë Mario ka pranuar se në Shqipëri ka mbajtur MasterClass-in më të madh deri më tani.

Por e dini që Mario na tregoi se një prej yjeve botërorë më frymëzuese është shqiptare?

Dedivanovic ka ndarë me 2000 të pranishmit një detaj shumë interesant: Anastasia Soare është shqiptare. Anastasia Soare është pronare e kompanisë Anastasia Beverly Hills

Mario u shpreh, mamaja e Anastasias u lind në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Rumanisë. Vetë Anastasia u zhvendos nga Rumania për Los Angeles në fillim të viteve ’90. Epo kujt ia merrte mendja se një ndër personazhet më të pëlqyer do të ishte shqiptare, epo talentin e ka njëjtë si të gjithë shqiptarët!