TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bolonja u mund 0-2 nga Lacio në “derbin” e vëllezërve, ku Simone dhe Filipo Inzagi ishin përballë njëri tjetrit. Pozitat e Filipos janë lëkundur shumë pas rezultateve negative dhe luftës për mbijetesë që e shikon Bolonjën në vendin e 3-të nga fundi.
Gjasat janë që ai të shkarkohet dhe sipas “Calciomerkato.it” emri i zëvendësuesit të mundshëm është De Biazi. Ish-tekniku i kombëtares sonë shihet si trajneri më potencial për të zëvendësuar Inzagin në krye të Bolonjës, në rast se ky i fundit shkarkohet.
Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që Bolonja të vazhdojë me Inzagin dhe të ndërhyjë në merkaton e janarit për të kthyer fatet e sezonit.