AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 17:29

Banorët e Unazës s’e ndalin protestën: S’kemi nevojë për lëmosha!

Banorët e Unazës s’e ndalin protestën: S’kemi

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe.

"Ta harrrojnë që ne do t’i lirojmë shtëpitë tona. Ne ato i kemi bërë me shumë djersë në emigracion, ne nuk kemi nevojë për lëmosha. Lëmoshat t’ia japin të pastrehëve. Qeveri hajdute. Populli është më i pakënaqur se kurrë nga kjo qeverisje. Këto që po bëjnë rilindasit nuk i ka bërë asnjë qeveri, vetëm Enver Hoxha i ka zili”, tha një nga banorët.

Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, duke bllokuar edhe rrugën kryesore.

Në mbështetje të tyre, prej kohësh protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.