TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 17-vjeçare, Briselda Gjikola, ka humbur jetën dhe një djalë ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Tiranë. Ky është bilanci i një ngjarje që tronditi sot Laprakën.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit me inicialet B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç. Të njëjtat burime sqarojnë se vajza fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy të rinjtë kanë qenë në një makinë në kohën kur ndodhi ngjarja.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.