AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 18:39

Denoncimi i Berishës: Bashkia nuk u jep rrogën prej 3 muajve 50 punonjësve të saj

Denoncimi i Berishës: Bashkia nuk u jep rrogën prej 3 muajve 50

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje nga Vlora, e cila denoncon Bashkinë e Vlorës, se ka 3 muaj që nuk u jep rrogën punonjësve të ndërmarrjes së gjelbërimit të qytetit, ndonëse rroga e tyre është minimale 222 mijë lekë të vjetra.

Postimi i Berishës:

As per festat e fund vitit derrat e kenaqur nuk ua japin rrogat punonjesve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor!

Jam nje qyterare e Vlores ju bej me dije se bashkia Vlore nuk u jep rrogat prej 3 muaj ndermarjes se gjelberimit te qytetit nje rroge minimale 220 mije leke te vjetra .

Atije jane rreth 50 punetor te cilet nuk mund te festojne dot Vitin e Ri.

Ju lutem anoni

Ju uroj festa te gezuara ju dhe familjes tuaj!