TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një punonjës kabllori në Roskovec ka humbur jetën pas kontaktit me korentin. 35-vjeçari Gentian Dervishi ka ndërruar jetë kur ka qenë duke punuar.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në datën 26.12.2018, rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi G.D, 35 vjeç, banues në Patos (punonjës i një firme kabllore).
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G.D duke punuar ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.