AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 19:15

“Farmacitë drejt falimentimit masiv”, çfarë po ndodh me Fondin e Sigurimeve

“Farmacitë drejt falimentimit masiv”, çfarë po

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Ma anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një farmacistjeje, e cila akuzon Fondin e Sigurimeve se nuk ka paguar vlerën e recetave të rimbursueshme prej 3 muajsh, gjë që sipas saj po çon farmacitë në falimentim masiv.

Sipas saj, thuhet se ka falimentuar Fondi i Sigurimeve nga shpërdorimet dhe vjedhja.

Postimi i Berishës:

“Farmacite drejt falimentimit masiv!

Prej tre muash nuk ju paguhet rimbursimi. Fondi i sigurimeve i falimentuar nga vjedhjet dhe abuzimi.

Lexoni mesazhin e farmacistit dixhital. sb

Doktor mirdita

Jame nje farmaciste e vjeter .Farmacite jane drejt falimentit

Nuk na jane paguar nga Fondi i Sigurimeve vlera e receta me rimbursim per 3 miaj

Tetor

Nentor

Dhjetor

Thuhet se ka falimentuar fondi i sigurimeve nga shperdorimet dhe vjedhja.”