AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 14:54

I shpëtoi arrestimit në muajin nëntor, të riut shqiptar i marrin shenjat e gishtave dhe zbulojnë se...

I shpëtoi arrestimit në muajin nëntor, të riut shqiptar i

Policia italiane në Battipaglia arrestoi një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas mediave italiane, i riu i kishte shpëtuar arrestimit në muajin nëntor, ku u arrestuan edhe tetë shqiptarë të tjerë.

Mediat raportojnë se pasi i morën gjurmët e gishtave, rezultoi se i riu shqiptar ishte në kërkim dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti, pasi akuzohej për shfrytëzim prostitucioni.

Pas arrestimit shqiptari u dërgua në burgun e Fuornit.