TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Lefter Maliqi, pjesë e "Opozitës së Re", e cilësoi si një "veprim dinjitoz dhe largpamës i Ilir Metës", dekretin për anullimin e Zgjedhjeve Lokale të 30 qershorit.
"Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima", shkruan Maliqi në një reagim të tij në Facebook.
Mesazhi i deputeti Maliqi
Veprim dinjitoz prej pushtetari, largpamësi mbi palet, në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.
Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.
Demokracia do ishte në rrezik, vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.
rVeprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.
Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ulë tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia, fitoi Shqiperia, fitoi e ardhmja Europiane.