AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 21:49

Basha mbyll protestën: Ora e tiranisë po merr fund, populli i bashkuar është forcë e pandalshme

Basha mbyll protestën: Ora e tiranisë po merr fund, populli i bashkuar



Pas rreth 2 orësh që nga nisja e protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua së bashku me mbështetësit selisë blu. Gjatë fjalës përmbyllëse të protestës, Basha u shprehu përkrahësve mirënjohjen për pjesëmarrjen  masive dhe tregoi vendosmërinë për ta vazhduar betejën opozitare deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, në krijimin e një qeverie tranzitore dhë në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë se rë e Shqipërisë si Europa po troket, e nuk ka forcë ta ndalë, se forca më e pandalshme është populli i bashkuar. Ndaj ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot, për këtë pjesëmarrje të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipëri si europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet ka diktuar e do të diktojë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Është zëri i bashkuar i cdo shqiptari të ndershëm, që lufton për fëmijët e vet, familjen e vet, Atdheun vlerat e dinjitetin personal. Kjo i ka bashkuar shqiptarët në betejën më qytetare që ka njohur Ballkani. Kjo është forca jonë, dhe forca juaj është e pandalshme. Rama ik.”- u shpreh Basha.