AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 21:48

Dëshmia e banorëve/ Gazi përhapet në lagjet e Tiranës

Dëshmia e banorëve/ Gazi përhapet në lagjet e Tiranës



Një protestues, banor pranë zonës së Parlamentit është shprehur se gazi i hedhur nga policia në drejtim të qytetarëve ka qenë i fuqishëm dhe në sasi të madhe.

“Gazi na ka mbytur deri kur kalon Unazën. Nuk e dimë se si mund të hidhet një sasi aq e madhe gazi”, u shpreh qytetari protestues.

Ndonëse protesta e opozitës nuk ka patur thuajse fare incidente, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës në mënyrë joproporcionale në drejtim të qyetetarëve duke shkaktuar dëme te ata.