TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka sukses në fushë, por ka sukses edhe në Instagram. Cristiano Ronaldo është njeriu më me shumë ndjekës në të gjithë botën, duke qenë gjithashtu i pari që arrin shifrën e 250 milionë ndjekësve në rrjetin social më të përdorur të momentit të paktën në Europë.
Në Angli i bëjnë llogaritë më mirë se kudo dhe së fundmi kanë zbuluar një detaj mjaft interesant, që tregon edhe nivelin e famës së një lojtari të vetëm, kundrejt klubeve shekullore të futbollit. Me 250 milionë ndjekës, Ronaldo ka më shumë se dyfishin e ndjekësve të të gjithë klubeve të Premier League.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1345717693333307403?s=20
Ata numërojnë 159 milionë “followers” dhe nuk i afrohen aspak Cristianos në këtë aspekt. Ronaldo i favorizuar edhe nga fakti se ka luajtur në disa klube, e parakalon edhe Messin në këtë renditje. “Pleshti” numëron 174 milionë ndjekës në Instagram.