SPORT, 2 Janar 2021, 18:32

Mes 50 talenteve që duhet të shikohen në vitin 2021, UEFA përzgjedh dhe flet për Kumbullën

Mes 50 talenteve që duhet të shikohen në vitin 2021, UEFA


Mbrojtësi i talentuar shqiptar Marash Kumbulla është përzgjedhur mes 50 talenteve më premtues të klubeve europiane që duhet të shikohen me interes në vitin 2021. Në një listë të publikuar sot nga UEFA, 20-vjeçari i Romës vlerësohet për kapacitetin teknik dhe fizik.

Kumbulla firmosi verën e 2020-ës me Romën dhe ka arritur të shënoja disa gola të rëndësishëm për verdhekuqtë, ku më i rëndësishmi ishte ai ndaj Milanit që i siguroi skuadrës barazimin e vyer në fund të takimit në “San Siro”.

Ja çfarë shkruan UEFA për Marash Kumbullën:

Kumbullua iu bashkua akademisë së Veronës në moshën 8-vjeçare. I gjatë, qendërmbrojtës i fortë, ai admiron Xhorxho Kielinin. Në shtator iu bashkua Romës dhe menjëherë u kthye në lojtar titullar të verdhekuqve.