SPORT, 3 Janar 2021, 14:35

Inter e nis me ‘tërmet 6 ballësh’ vitin 2021, Lautaro i papërmbajtshëm, fitorja e 8 radhazi në Seria A

Inter e nis me ‘tërmet 6 ballësh’ vitin 2021, Lautaro i

Inter e ka nisur në mënyrë spektakolare vitin e ri 2021.

Zikaltërit mposhtën në një festival golash në San Siro ndaj Crotones teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Lautaro Martinez.

6-2 përfundoi sfida teksa të parët ishin miqtë e Crotones që shënuan me një aksion model.

Më pas Inter do përmbyste rezultatin, por falë një penalltie Crotone do të barazonte në 2-2.

Pjesa e dytë foli vetëm për Interin teksa Lautaro do të plotësonte tripletën e tij, ndërsa vend për gol do kishte dhe për Lukakun dhe Hakimin, kurse Luca Marrone ndihmoi zikaltërit në pjesën e parë me një autogol.

Me këtë fitore Inter konfirmon formën e shkëlqyer në Seria A duke marrë fitoren e 8 radhazi, kurse provizorisht rimerr kreun e kampionatit dy pikë më shumë se Milan.