TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viktor Osimhen pritej që në fillimin e këtij viti të vendosej sërish në dispozicion të Napolit, duke qenë se kohët e fundit ka munguar si pasojë e një dëmtimi të pësuar me kombëtaren. Por, ajo që vonon rikthimin e sulmuesit në fushë është COVID-19.
Osimhen ka rezultuar pozitiv në testim dhe në fakt infektimi nuk ka ndodhur rastësisht. Mediat në Nigeri zbuluan se futbollisti j napoletanëve ka organizuar një festë në vendlindje për datëlindjen e tij.
Një festë në të cilin janë shkelur të gjithë protokollet kundër koronavirusit duke qenë se nuk bëhej fjalë për përdorimin e maskës apo për distancimin social.
Kështu, Osimhen pritet të marrë një gjobë të majme prej 200.000 eurosh nga Napoli duke qenë se një profesionist duhet të kujdeset për të qenë gjithnjë i gatshëm dhe në formë optimale për të dhënë kontributin e tij.