TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Lacios Simone Inzagi u ndal të fliste sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme të kampionatit kundër Xhenoas për çështjen e së ardhmes së tij dhe futbollistin Vedat Muriqi.
Tekniku bardhekaltër zbuloi se nuk ka asnjë problem me presidentin Klaudio Lotito dhe se për të rinovimi i kontratës është një gjë shumë e thjeshtë. Për sa i përket kritikave ndaj sulmuesit të Kosovës, i cili ende nuk ka shënuar golin e tij të parë me Lacion, Inzagi u shpreh se dhe dy lojtarë të tjerë Edi Kaisedo dhe Luiz Alberto arritën të përshtateshin pas një viti me skuadrën, ndërsa u shpreh i bindur se Muriqi do ta ndihmojë ekipin me gola.
“E ardhmja – Nuk kam asnjë problem me presidentin Lotito. Ai u zhgënjye pak pas humbjes me Milanin. Sa për rinovimin, do të gjejmë zgjidhje pa pasur asnjë kontradiktë.
Muriqi – Në vitet e fundit, kemi patur shumë futbollistë. Më kujtohet viti i parë i Luiz Albertos dhe Edi Kaisedos. Futbollistët e rinj vijnë nga kultura të ndryshme. Muriqit i duhet qetësia, ka nevojë që t’i besohet. Jam i bindur që ai do të na japë një ndihmë të madhe dhe se do të marrë rezultatet që dëshiron”, deklaroi Simone Inzagi.