SPORT, 2 Janar 2021, 21:03

“E dhimbshme! Po kërkojmë numrin”, “show” për Leo Messin në “Twitter

“E dhimbshme! Po kërkojmë numrin”, “show”


Lionel Messi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe tani i lind e drejta të diskutojë me çdo klub për t’u transferuar në verë me parametra zero.

Në rrjetet sociale kanë nisur shakatë, me një fans që etiketon klubin e Pescara me fjalinë “do e bëjmë një tentativë”.

https://twitter.com/the_archangelus/status/1345001136806391810?s=20

Klubi, ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, i përgjigjet fansit në Twitter, duke shkruar: “Një moment, po kërkojmë numrin e telefonit”.

Edhe në Rusi nuk kanë qëndruar duarkryq, me Spartak Moscow që ka postuar një mesazh duke i shkruar yllit argjentinas dhe përgjigjen e tij jo. “Dhimbje” është diçitura e klubit rus, që sigurisht e bën gjithçka në kuadrin e shakasë.

https://twitter.com/fcsm_eng/status/1345304809075859457?s=20