TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Napolit ka marrë një lajm jo edhe aq të mire në fillimin e këtij viti. Ndërsa priste kthimin në fushën e lojës të Viktor Osmihen, duket se nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin në fillimin e këtij viti, pasi ai ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Osmihen po riaftësohej nga një dëmtim dhe për këtë aryse kishte marrë leje nga klubi që të shkonte pranë familjes së tij në Nigeri për festat e fundvitit. Por duket se gjatë festimeve, atje nuk ka respektuar si duhet masat e kujdesit shëndetësor pasi në kthimin në Itali është konstatuar se Osmihen është pozitiv ndaj COVID-19.
Klubi ka bërë të ditur se për fat të mirë, kontrolli ishte bërë larg ambienteve të klubit dhe ai nuk kishte pasur kotnakt me asnjë tjetër në ekip, duke filluar menjëherë izolimin në banesën e tij sipas protokollit, në pritje që tamponët ta rikthenin negativ.