AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 18:02

“I pafytyri”, Vasili nxjerr deklaratat e Ramës: Tha se i ka miq Trump e Biden, ta kujtojmë pak…

“I pafytyri”, Vasili nxjerr deklaratat e Ramës: Tha se i ka miq

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kandidatët për president të SHBA-ve Donald Trump e Joe Biden.

Teksa Rama tha se nuk shprehet dot se i ka miq të dy, Vasili publikon videon ku Rama shprehej 5 vite më parë për presidentin Trump. Nuk mungojnë as etiketimet e tij duke e cilësuar ‘të pafytyrë’.

POSTIMI I PLOTË

I PAFYTYRI!

Ed Rrangalla tha sot se për zgjedhjet amerikane nuk shprehet dot se i paska miq të dy dmth edhe Trump-in edhe Biden.

Për Biden s’dimë gjë.

Por për Trumpin po ja ta kujtojmë pak nëse e ka mik Ed Rrangalla.

Sepse edhe me gojën që vjell pisllëk kundër mikut, por edhe mik këto vetëm ky i pafytyri mund t’i thotë.