TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vajzë katërvjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat katër ditë pas tërmetit në Turqi, në të cilin humbën jetën më shumë se 100 persona.
Vajza e vogël e quajtur Ayda Gezgin, u shpëtua dje pas 91 orësh nën rrënoja në qytetin bregdetar të Izmirit dhe u dërgua menjëherë në spital.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, tërmeti i së premtes me magnitudë 7.0 në Detin Egje ishte më vdekjeprurësi që ka goditur Turqinë në gati një dekadë.
Ekipet e urgjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë në qytetin e tretë më të madh të Turqisë.