TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si pasojë e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë kanë vdekur pesë persona.
Por në këtë sulm terrorist punën më të madhe e kanë bërë policia në Austri, mes të cilëve ishin edhe tre policë nga Kosova.
Ndërsa ata u përballën me situatën e krijuar nga të shtënat me armë, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.