TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Unë kurrë nuk do të kisha menduar që ai do të bëhej një vrasës”. Kështu tha sot Nikolaus Rast, avokati që përfaqësoi vrasësin në Vjenë në gjyqin e tij të vitit 2019.
20-vjeçari, i cili ishte dënuar për organizatë terroriste në atë kohë, vjen nga një familje normale me origjinë shqiptare. Prindërit vijnë nga qyteti Çellopeku i Maqedonisë së Veriut. Vetë Kujtim Fejzullai ka lindur në Mödling. Medohet se ai u radikalizua në një xhami.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftën kundër Terrorizmit (BVT) në Austri fillimisht u vu në dijen për të riun sepse nëna e tij e kishte raportuar atë të zhdukur. Gjatë hetimit për vendndodhjen e tij, doli se asgjë nuk i kishte ndodhur.
Përkundrazi, ai ishte në rrugën e tij për në Siri për t’u bashkuar me milicinë radikale islamike terroriste Shteti Islamik (IS). Në Turqi, megjithatë, ai u mor nga autoritetet, u ndalua të kalonte kufirin me Sirinë, u arrestua dhe u dërgua përsëri në Austri.
Në vitin 2019 ai u dënua me 22 muaj burg, nga të cilat kreu vetëm shtatë, përcjell abcnews.al.
Avokati që dënoi sulmin të hënën dhe shprehu ngushëllimet e tij të thella për të afërmit e të vrarëve dhe të plagosurve, tha sot se 20-vjeçari në adoleshencë vizitonte rregullisht një xhami, në të cilën mendohet se është radikalizuar.
“Për mua ishte një i ri që për fatin e keq zgjodhi të kishte miq të gabuar”, tha ai.
Austria u godit mbrëmjen e djeshme në zemër të saj. Sot qendra e Vjenës, ku edhe ndodhi sulmi terrorist është thuajse bosh dhe dyqanet, siç raportojnë mediat janë të mbyllura.
Tronditja është e thellë, edhe pas disa arrestimeve. Kujtim Fejzullai u qëllua për vdekje nga njësia speciale WEGA pranë Ruprechtskirche.